Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është pritur në një takim nga Komandanti i Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC), Gjeneral Brigade Jason A. Curl, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përmbyllje të vizitës, Gjeneral Jashari ka zhvilluar një takim me komandantin e JRTC në Ft. Johnson, Louisiana, ku është njoftuar për performancën e shkëlqyer të pjesëtarëve të FSK-së gjatë trajnimeve të përbashkëta me trupat partnere amerikane.
Gjeneral Brigade Curl ka vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin e FSK-së, duke i dhënë vlerësime të larta për përgatitjen dhe dislokimin e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.
Nga ana e tij, Gjeneral Jashari ka falënderuar Gjeneral Brigade Curl për mbështetjen e vazhdueshme në trajnimin e trupave të FSK-së dhe ka theksuar rëndësinë e këtij trajnimi për ngritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve të Forcës