Një burrë japonez i quajtur Toko-san ka paguar një kompani për t’i realizuar një kostum real qensh me përmasat e tij.
San shpërndau një video i veshur me kostumin, duke thënë se ai ka përmbushur ëndrrën e tij të përjetshme për tu bërë kafshë me katër këmbë.
Ai kishte porositur kostumin në një kompani të quajtur Zeppet, dhe kishte paguar mbi 14,000 euro për të.
“Mendova se një kafshë e madhe afër përmasave të mia do të ishte mirë – marrë paraysh se do të bëja një kostum real, vendosa ta bëj të qenit.”
Videoklipi i çuditshëm i Toko-san në YouTube e shfaq atë të veshur me kostumin e qenit Collie, duke qëndruar me të katër këmbët përpara një kamere me muzikë të këndshme pianoje në sfond.
Ndërsa luan muzika, ai përshëndet duke ngritur në ajër dy herë putrën e djathtë e më pas të majtën.
Më tej ai shfaqet duke u rrotulluar në dysheme dhe duke tundur putrat në ajër.
Por ndërsa shumë nga shikuesit e kanë lavdëruar veshjen e tij disa të tjerë kanë komentuar se është e kotë, duke thënë se “pavarësisht sa para të ketë shpenzuar, asnjëherë s’do të jetë një qen i vërtetë”.
Ndërkohë, një punonjës i Zeppet që krijoi kostumin tha se puna ishte shumë e vështirë për shkak të detajeve që duheshin për krijimin e një kostum qeni që mund t’i përshtatej një njeriu.
Kompania Zeppet, zakonisht krijon kostume për figura në reklama televizive dhe filma.
Një zëdhënës i Zeppet tha se: “Kostumi i modeluar sipas një qeni, riprodhon pamjen e një qeni të vërtetë që ecën me katër këmbë.’
Video e Toko-san është bërë virale në internet dhe tashmë ka arritur mbi 50,000 pëlqime, e ndërsa shumë e kritikuan, shumë të tjerë e lavdruan për guximin e tij në ndjekjen e ëndrrës së përjetshme.