Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

    15/06/2024 18:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti serb, Dushan Janjiq,tha se Serbia do ta njohë Kosovën, por shtoi se Beogradi nuk po pranon ende që lufta ka humbur në vitin 1999.

    Ai tha se ky qëndrim vjen për shkak të karakterit etno-nacionalist të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Slobodan Milosheviqit.

    Janjiq tha se zhgënjimi i presidentit Vuçiq për humbjen e luftës në vitin 1999 është një qëndrim personal dhe nuk duhet ta përfshijë atë në politika shtetërore.

    “Problemi është se është krejtësisht në kundërshtim me realitetin. Realiteti ka nisur para Vuçiqit. Realiteti filloi të ndërtohet nga Milosheviqi dhe lëvizjet etno-nacionaliste, duke përfshirë, para së gjithash, shtypjen e policisë ushtarake ndaj shqiptarëve. Kështu filloi kriza jugosllave e viteve ’80. Pas kësaj, në thelb lufta po ndodhte në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në fundi shkoi në Kosovë. Në Kosovë, në luftë, nuk ishte përfshirë vetëm guerilja, por edhe njerëzit e thjeshtë, si dhe NATO-ja. Kjo është ideja”, tha Janjiq në intervistë për EuronewsAlbania.

    Analisti serb pyet se “si mund të flisni pas 25 viteve të luftës, 25 vite të Marrëveshjes së Kumanovës për bashkëpunim teknik me NATO-n, që ishte një lloj lëvizjeje zotërinjsh të Komunitetit ndërkombëtar, sidomos në Amerikë, sepse ushtria dhe policia jugosllave…, u shemb plotësisht”.

    “… Në thelb, duhej që NATO-s ta pranonte këtë marrëveshje zotërinjsh, e cila në thelb ka platformën për rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Rezoluta 1244. Serbia do ta njohë atë, por nuk po e njeh realitetin që humbi luftën. Ky është problemi. Vuçiqi është pjesa e atij brezi që ishte etno-nacionalist, realisht aktiv në periudhën kohore të Milosheviqit. Ka qenë ministër i Informacionit. Mund ta kuptoj zhgënjimin e tij personal, zhgënjimin etno-nacionalist, por çështja personale është personale. Nëse nuk je në gjendje ta kapërceni, nuk mund ta imagjinoni kombin serb në këtë luftë. Gjithashtu, nuk mund të jesh partner në procesin e normalizimit…”, ka thënë Janjiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Janjiq thotë se rregullorja e BQK-së është e ligjshme

    Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin, asgjë s’mund të arrihet me forcë në Kosovë

    Janjiq: Disa nga sulmuesit u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it

    Të Fundit

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.