Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Janjiq beson në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

    22/11/2022 13:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Dushan Janjiq tha sot se beson se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës për ri-regjistrim për shkak se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hequr dorë nga targat KM.

    Janjiq i tha agjencisë Beta se Vuçiq propozoi në Bruksel që Serbia të mos shtypte targat e qyteteve të Kosovës (KM, PE, PR, PZ, DJ, GL, UR) në të ardhmen, por kryeministri i Kosovës kërkoi garanci nga Bashkimi Evropian dhe SHBA se ky vendim do të respektohet dhe se do të jetë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti deklaroi mbrëmë vonë se pranon kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen për 48 orë të zbatimit të masës për ndëshkimin e shoferëve që nuk kanë ndërruar targat ilegale, ndërsa Janjiq vlerëson se masa për ndëshkimin e pronarëve me targa KM është shtyrë deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

    “Në Kosovë do të mund të voziten vetura me marka RKS dhe SRB të njohura ndërkombëtarisht, por jo me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Prandaj, banorët e veriut të Kosovës që nuk duan targa RKS do të duhet të regjistrojnë qëndrimin e tyre në Serbinë qendrore dhe të regjistrojnë veturat e tyre p.sh. KG, BG, LE dhe targa të tjera”, shpjegoi Janjiq.

    Ai shtoi se numri i veturave me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga MPB-ja e Serbisë shumë shpejt do të zvogëlohet në një numër simbolik.

    “Për një vit nuk do të ketë targa regjistrimi të qyteteve të Kosovës në veri të Kosovës. Vuçiq do të merr një vendim zyrtar për të anuluar shtypjen e targave të qyteteve të Kosovës dhe për të shtyrë përkohësisht dënimin e Kurtit. Problemi me riregjistrimin do të zhduket me kalimin e kohës sepse nuk do të ketë më targa KM”, tha Janjiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

    Janjiq thotë se rregullorja e BQK-së është e ligjshme

    Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin, asgjë s’mund të arrihet me forcë në Kosovë

    Të Fundit

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.