Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Janë bërë 22 vjet nga sulmet terroriste ndaj kullave binjake në SHBA

    11/09/2023 09:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot, 22 vjet më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përballën me sulmin më të madh terrorist mbi territorin e tyre, shkruan GazetaDemos.

    Përkrah SHBA-ve, që nga dita e parë qëndron edhe populli i Kosovës, i cili çdo vit përkujton sulmet terroriste ndaj vendit mik,duke bashkëndjerë me popullin amerikan.

    Në shenjë përkujtimi të viktimave të sulmeve terrosriste të 11 shtatorit 2001, sot janë oragnizuar një sërë aktivitetesh.

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar mbjatjen e disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist në ShBA të 11 shtatorit 2001, me moton “Kosova nuk harron”.

    Si kishte ndodhur ngjarja:

    Me anë të avionëve të rrëmbyer grupi terrorist prej 19 vetash , 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani, sulmuan caqe me rëndësi jetike për SHBA-të.

    Fillimisht në orën 8:46 të mëngjesit të 11 shtatorit njëri nga avionët e rrëmbyer u përplas me kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju jork. Vetëm 17 inuta më vonë një tjetër avion pasagjerësh përlaset me kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

    Në orën 9:17 Administrata Federale e Aviacionit kishte urdhëruar mbylljen e të gjitha aeroporteve në Neë York. Minuta më pas mbyllen edhe tunelet dhe urat e Neë York-ut.

    Atë ditë presidenti amerkan i asaj kohe George W. Bush, i cili ndodhej në shtetin e Floridas, informon amerikanët se vendi po përballej me sulme terroriste. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit, kishte pezulluar të gjitha fluturimet, hera e parë në historinë amerikane, që pezullohet transporti ajror.

    Në orën 9:30, një tjetër avion me pasagjerë përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke marrë jetët e qindra amerikanëve.

    Në ora 10:05, kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë shembet e tëra.

    Vetëm 5 minuta më vonë, avioni i linjës ajrore United Airlines më numër fluturimi 93, rrëzohet në Pensilvani.

    Departamenti i shtetit dhe ai i drejtësisë evakuohën në orën 10:22, pasuar nga evakuimi i ndërtesës së Kongresit Amerikan dhe ai i Bankës Botërore.

    Në orën 10:28 shembet edhe kulla veriore e Qendrës Botërore të Tregëtisë. Kullat binjake nuk ekzistonin më.

    Në orën 10:45 të gjitha zyret kryesore të qeverisë federale amrikane janë evakuuar.

    Në orën 11:59, agjencia ajrore United Airlines konfirmon se avioni me numër fluturimi 175, që udhëtonte nga Bostoni për në Los Angeles, ishte rrëzuar me 56 pasagjerë dhe 9 pjesëtar të ekuipazhit në bord, avion ky që ishte përplasur me kullën jugore.

    Presidenti i SHBA-ve George W. Bush, mbrëmjen e 11 shtatorit 2001, i drejtohet popullit amerikan, duke thënë: “Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata”.

    Në sulmet terroriste të  11 shtatorit 2001, humbën jetën 2,977 persona. Në kullat binjake humbën jetën 2,752 persona, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë që u takonin 70 kombësive të ndryshme.

    Në nëntor të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme të furishme, larguan lëvizjen talibane nga pushteti në Afganistan. Në Irak, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara rrëzoi Husseinin më 2003./GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Ministria e Gërvallës kërkon që një xhami në Nju-Jork të shndërrohet në qendër votimi, ligji e ndalon

    Gërvalla në New York: Kosova ka vendosmëri për integrim euroatlantik

    Osmani takon presidentin e Mauritanisë në New York, u diskutua për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.