Nënshkrimin e Marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale e ka përshëndetur edhe drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi, Negociatat dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Sipas tij, me këtë marrëveshje dëshmohet fuqia e tregut të përbashkët rajonal.
“Është mirë që liderët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për një marrëveshje të re lëvizshmërie për të njohur reciprokisht kualifikimet profesionale të infermierëve, mamive, kirurgëve veteriner dhe farmacistëve. Kjo do t’i ndihmojë ata të punojnë kudo në rajon dhe tregon fuqinë e tregut të përbashkët rajonal”, ka shkruar Jan Kopman.
Kujtojmë se sot në kuadër së Samitit të Berlinit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale. Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministres së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq.