Në komisionin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji janë përpalusr deputeti nga LVV-ja Jahja Kokaj dhe deputetja nga PDK-ja Eliza Hoxha.
Shkak i përplasjes së tyre u bë termi “vëlla” me të cilin kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i ishte drejtuar kryeministrit Albin Kurti, disa ditë më parë.
Derisa, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Eliza Hoxha i është drejtuar deputetit Kokaj duke thënë se LVV e ka keqpërdorur termin “vëlla”, madje duke i thënë se vet Kokaj po i drejtohet me termin e njëjtë Jasharajt.
“Më vjen keq se është hipokrizi kur kryeministri Kurti ka keqpërdorur terminologjinë të tjerë se i është drejtuar Jasharaj me vëlla, dhe ju sot po I drejtoheni 500 herë me të njëjtën terminologji”.
Ashpër ndaj deputetes Hoxha, ka reaguar deputeti nga pozita, Jahja Kokaj.
Ai ka thënë se çështja e fëmijëve është shumë e ndjeshme, derisa potencoi se ai nuk është zëdhënës i askujt.
Kokaj i është drejtuar Hoxhës, se nuk ka kuptim ti drejtohet në këtë mënyrë.
“Ky balancim i juaji, ju jeni humane shumë dhe çështja e fëmijëve është ndryshme, nuk është kryeministri apo aj tjetri, unë jam Jahja Kokaj dhe nuk ke nevojë, si i tillë përfaqësoj ata që më kanë zgjedhur mu pra 13 mijë njerëz”.