Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jahja Koka tha se s’po i japin hapësire në kuvend, Behgjet Pacolli i del në mbrojtje

    12/07/2022 20:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj është ankuar se s’po i japin hapësirë të mjaftueshme për t’i shprehur mendimet e tij shkencore në Kuvend.

    Kokaj tha në Frontal të T7 se kryetarja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari ndonjëherë i kërkon që të mos flasë.

    “Këto mendime po kam dëshirë t’i jap, por është e vështirë ti të afrohesh te foltorja e parlamentit. Është vështirë se s’ta jep ty fjalën. Glauku ka respekt shumë të madh për mua. Por dikush, ta zëmë, deputeti i një partie çohet pesë herë në ditë flet. E unë e bëj aty… se është një procedurë… Ne jemi 58. Duhet t’i lajmërohesh kryetares së grupit parlamentar. Ajo kryetarja është gjakovare, ka respekt ndaj meje, thotë: profë, ta kalojmë edhe sot, mos fol, a di. Edhe sot ta kalojmë, mos fol, për arsye se s’je në rend dite ti me folë. Ama mua më vëlon sespe e di që janë kah flasin kot”, tha ai.

    Deputeti Kokaj përmendi një shembull, kur tha se për 7 orë debat, deputetët s’ia kishin qëlluar fare dhe se ai më pas i kishte kërkuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca që t’ia jepte fjalën.

    “Për shembull folshin për energjinë. S’ia qëllojshin fare, fare, fare, fare, 7 orë e gjysmë. Më plasi, i thashë ‘Glauk, ama’. Tha pa rend ta jap, se s’është rendi”, tha Kokaj.

    Në mbrojtje i ka dalë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili i ka komentuar në një postim tjetër se nuk duhet të i ndalet fjala asesi.

    “O prof, e lexova qe ka tendenca me ta ndaluar fjalën ne kuvend!

    Nuk është mire kjo… ashtu si te njoh nuk është logjike të të ndalohet fjala ty. Unë e di sa shume ti ke me thënë nga ajo qe ende nuk e ke thënë. Unë për shembull te kam dëgjuar gjithmonë me shume pasion se ndeja me ty është një mësim me tepër. Rrofsh sa malet prof”, ka shkruar Pacolli.

    Artikuj të ngjashëm

    Agim Bahtiri i përgjigjet Enver Hoxhajt: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK’në, mendim personal

    Jeton Raka, kandidat i VV’së për kryetar të Kaçanikut

    Rënia e madhe e VV-së në sondazh, Ymeri: Qytetarët po e fajësojnë për bllokadën

    Të Fundit

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.