Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ja kush janë vrasësit e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt

    09/05/2022 17:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot janë bërë 24 vjet nga vrasja e shefit të logjistikës së UÇK-së dhe mjekut tropojan, Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.

    Edhe pse Shërbimi Informativ i Shqipërisë kishte informacione të sakta për pjesëtarët e grupit të armatosur që i kishin zënë pritën tinëzisht, kjo çështje ka mbetur tërësisht një mister lufte.

    Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi”, ishte furnitori kryesor i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.

    Konushevci ishte lidhja më e fortë e familjes tropojane Haklaj për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit.

    Por, si dhe pse ndodhi vrasja e tyre?

    Ballkani.info sjell ekskluzivisht rrëfimin e Shërbimit Informativ të Shqipërisë për këtë ngjarje, i cili është i njohur edhe për disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

    Në mbrëmjen e 8 majit 1998, Ilir Konushevci, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjesëtar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit, nën përcjelljen e Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

    Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë, ata ishin nisur sapo kishte rënë nata dhe kishin zgjedhur rrugën e vështirë të Qafë Malit.

    Rreth orës 02:00 pas mesnatës, kamioni ishte ndeshur në një pengesë të vendosur qëllimisht, që u kishte bllokuar rrugën sapo kishin kaluar fshatin Miliskajë.

    Pak minuta pas bllokimit të kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, një grup personash të armatosur shqiptarë kishin qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku gjendeshin Ilir Konushevci dhe doktori Hazir Malaj, duke lënë të plagosur Ilir Konushevcin.

    Por, si rezultat i zjarrit të hapur nga mjeku Hazir Malaj, ishte plagosur rëndë dhe më pas kishte gjetur vdekjen edhe njëri prej autorëve të asaj prite, i cili pas identifikimit kishte rezultuar se ishte nga Tropoja.

    Gjatë shkëmbimit të breshërive me armë, shoferi i kamionit ishte tërhequr me shpejtësi deri tek makina civile e policisë shqiptare që ishte mbrapa si përcjellje, ku kishte edhe 2 zyrtarë policorë të uniformuar, duke u larguar pa u dalë fare në ndihmë Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës.

    Pasi Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Malaj kishin mbetur vetëm, kriminelët shqiptarë që u kishin zënë pritën kishin humbur toruan, sepse njëri prej tyre kishte mbetur i vrarë në vend dhe për të humbur gjurmët ata i kishin vrarë më pas Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malën, duke i hedhur në një humnerë.

    Shërbimi Informativ i Shqipërisë kishte arritur t’i identifikonte pjesëtarët e këtij grupi kriminal, por jo edhe motivin e vrasjes së Konushevcit dhe Malës.

    Nuk dihet ende nëse kjo pritë e tyre kishte për qëllim vjedhjet e armëve të UÇK-së për t’i shitur më pas vetë apo vetëm vrasjen e disa ushtarëve të UÇK-së, të cilët njiheshin si të afërt me familjen Haklaj.

    Nga burime brenda Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Ballkani.info ka siguruar edhe emrat e grupit shqiptar që i kishte zënë pritën Ilir Konushevcit e Hazir Malës dhe ata janë Bislim Demiri, Agim Demiri, Petrit Braha, Isa Kernaja dhe Shkëlzen Kurbala.

    Këta të gjithë tashmë janë të vrarë, në përjashtim të Petrit Brahës, i cili jeton në Belgjikë dhe është i paralizuar nga disa plumba që kishte marrë më pas.

    Një prej vëllezërve Demiri ishte vrarë në natën e pritës më 9 maj 1998, kurse tjetri ishte vrarë menjëherë të nesërmen, siç thuhet, nga një pjesëtar i familjes Haklaj.

    Ndërsa, të tjerët ishin vrarë në periudhën 2000-2005, në konfliktin e Tropojës mes familjes Haklaj dhe grupeve që identifikoheshin si të afërta me Sali Berishën.

    Artikuj të ngjashëm

    Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim (VIDEO)

    Kurti: Kontributi i Konushevcit është i paçmueshëm, ai është emër i artë në historinë moderne të Kosovës

    ​Haradinaj kujton Ilir Konushevcin e Hazir Malajn: Ranë së bashku për ta dëshmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.