Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ja kur do të ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vendin tonë

    15/01/2022 21:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çmimet aktuale të naftës dhe derivateve të saj janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë në Kosovë.

    Kështu shprehet Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i cili deklaron se në fund të muajit janar do të nisë të bien çmimet e furnizimit.

    “Edhe aktualisht jemi pas shteteve të tjera të rajonit me çmime. Është vetëm Maqedonia e Veriut me çmim më të ulët por që akcizën e ka 22 cent më pak. Sot në Kosovë për dizel çmimi shkon nga 1.19 deri në 1.27 për litër, kurse për benzina nga 1.21 deri në 1.30 cent.

    Gjatë kësaj jave ka pasur rritje 25 dollarë për ton, për katër ditë çmimi është ngritur në 100 dollarë”, është shprehur Berjani në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

    “Qytetarët mund të ankohen por problemi i rritjes është diku tjetër – te tregjet botërore. Gjithkund janë rritur çmimet. Në dhjetor ka pasë një komunikatë nga OPEC që në janar, në fund të janarit do të ketë stabilizim të tregut, do të ketë më shumë prodhim dhe çmimi do të bjerë”.

    Ai më tej ka theksuar se cilësia e derivateve që ofrohet në tregun vendorë është e lartë dhe këtë e bazon në mosankesat e qytetarëve.

    “Asnjë ankesë nuk ka pasur në Ministrinë e Tregtisë. Kjo tregon se cilësia e naftës është sikurse në shtetet tjera”.

    Sipas Berjanit me miratimin e Ligjit të Naftës në Kuvendin e Kosovës do të rregulloheshin shumë çështje sa i përket kësaj fushe.

    Nga ana tjetër shoqata që ai e drejton nga tash do të nisë me publikimin e përditshëm të çmimit më të shtrenjtë dhe më të lirë në treg.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.