Ballkani ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve në garën evropiane të “Europa Conference League”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja është përzgjedhur të jetë në grupin G aty ku për kundërshtarë do ketë; Sivasporin, CFR Cluj dhe Slavia Pragën.
Kampioni i Kosovës debutimin në garën më të re evropiane në fazën e grupeve do ta bëjë me datë 8 shtator,derisa ende nuk është përcaktuar se cilat skuadra do të luajnë si vendas.
Kujtojmë që Ballkani do të arkëtojë mbi tre milionë euro pas suksesit historik të arritur mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.