Mishi i bluar është pjesë e pandashme e ushqimeve të përditshme të cilat i gatuajmë në shtëpitë tona. Përdorni deri në maksimum mishin e bluar, por mos i bëni këto gabime.
1. Mos e fusni frigorifer për ngrirje të thellë mishin e bluar me paketimin e blerë
Paketimin që e bëjnë firmat tregtare është tepër i hollë për t’u mbrojtur mishi nga temperaturat ekstreme të ulëta. Në vend të paketimit të cituar më sipër, mishin vendoseni në letër dylli apo në folie alumini dhe vetëm ashtu e vendosni në qese më të trashë plastike dhe e vendosni në frigorifer, për të ruajtur freskinë për përdorim të mëvonshëm.
2. Mos e shkrini mishin e bluar në mikrovalë
Furra e mikrovalës do të fillojë të ziejë shtresën sipërfaqësore të mishit të bluar dhe do ta forcojë atë, para se e tërë masa të shkrihej deri në fund. Mos i çoni dëm paratë, por mishin “shkrijeni” në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.
3. Mos e hidhni mishin e bluar në tavë të ftohtë
Shijen maksimale dhe të karameles të mishit do ta arrini nëse mishin e shkrirë e vendosni në tavë të nxehtë në të cilën më parë keni shtuar një lugë vaj apo gjalpë. Mos e vendosni në tavë të ftohtë, sepse do të ngjitet në fund dhe do të marrë ngjyrë të errët të pakëndshme, e cila për askënd nuk është joshëse.