Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ja çfarë diskutuan kryeministri Kurti dhe emisari britanik në takim

    05/01/2023 18:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takuan të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, që shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott.

    Në takimin e parë në këtë vit, kryeministri Kurti dhe Lord Peach diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023. Kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë.

    U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë. Kryeministri Kurti tha se në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë.

    Ai po ashtu shprehu falënderimin e tij për angazhimin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në proceset integruese të Republikës së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    Kryeqyteti njofton për dy linja të reja të autobusëve

    Vodhi disa herë në të njëjtin market, arrestohet 34-vjeçari pasi kapet në flagrancë nga pronari

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëllau për vëlla

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.