Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarakë iranianë të tipit F-14 Tomcat në një aeroport ushtarak në Teheran. Pamje të publikuara mbrëmjen e sotme tregojnë momentin kur avionët goditen.
Sipas ushtrisë izraelite, avionët iranianë ishin planifikuar të përdoreshin për të ndërprerë operacionet ajrore izraelite.
Avionët F-14, të famshëm nga filmat Top Gun, janë pjesë e një flote të vjetruar që Irani e ka trashëguar para Revolucionit Islamik, ndërsa SHBA i ka nxjerrë jashtë përdorimi prej vitesh. Ekspertët theksojnë se forca ajrore iraniane nuk është në gjendje të përballet me teknologjinë moderne të Izraelit, shkruan A2 CNN.
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Izraeli deklaroi sot se ka fituar superioritet ajror të plotë mbi Teheranin, duke i lejuar forcat e tij të godasin objektiva me municione konvencionale nga distanca më të afërta, pa frikë nga mbrojtja ajrore iraniane, e cila tashmë konsiderohet e shkatërruar.