sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Izraeli do t’i hedhë 1 milion doza të “Pfizerit”

    02/07/2021 17:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më shumë se 1 milion doza të vaksinës “Pfizer” që po mbahen në Izrael dhe së cilave pritet që t’u skadojë afati në fund të muajit korrik mund të përfundojnë në shportë mbeturinash, si pasojë e dështimit të një marrëveshjeje me Britaninë e Madhe.

    Izraeli ia kishte ofruar këto doza Britanisë, si pjesë e planit për shkëmbim me po të njëjtat doza të vaksinave që vendi pritet t’i marrë nga “Pfizeri” në shtator.

    Autoritetet britanike kanë përshpejtuar fushatën e vaksinimit para se të hiqen masat në fund të korrikut.

    Dy vendet ishin në fazën e fundit të bisedimeve, porse u zmbrapsën shkaku i problemeve teknike.

    Britania e Madhe nuk kishte plane tjera të shkëmbimit të vaksinave përveç me Izraelin.

    Kompania “Pfizer” ka refuzuar kërkesën e Izraelit që të zgjasë afatin e vaksinave që posedon.

    Kompania ka bërë të ditur se nuk mund të garantojë që dozat do të jenë të sigurta pas 30 korrikut.

    Izraelit i ka dështuar gjithashtu plani që 1 milion dozat t’i transferojë në Bregun Perëndimor, pasi që liderët palestinezë e refuzuan marrëveshjen shkaku i afatit të përdorimit të tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Statovci në ShBA: Asgjë s’e cenon lidhjen e Kosovës me SHBA-në dhe vizionin tonë për demokraci

    Calhanoglu konfirmon qëndrimin në Inter

    Escobar: Asociacioni e heq kontrollin e Serbisë ndaj Veriut, e fut nën kontrollin e Kosovës

    Të Fundit

    Statovci në ShBA: Asgjë s’e cenon lidhjen e Kosovës me SHBA-në dhe vizionin tonë për demokraci

    Calhanoglu konfirmon qëndrimin në Inter

    Escobar: Asociacioni e heq kontrollin e Serbisë ndaj Veriut, e fut nën kontrollin e Kosovës

    E kryer, Diaz rikthehet në Real Madrid

    Aksidenti në Polac të Skenderajt, Policia jep detaje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.