Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka zhvilluar një takim me Klubin e Futbollit “Prishtina e Re”, ku ka diskutuar për projektin e ndërtimit të stadiumit në Hajvali.
Sadiku e ka cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive, krijimin e mundësive të reja për sportistët e rinj dhe përkrahjen e talenteve lokale.
“Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e jashtëzakonshme të takoj Klubin e Futbollit “Prishtina e Re”. ⚽️
Diskutuam për ndërtimin e stadiumit në Hajvali, projekt me rëndësi të madhe për përmirësimin e infrastrukturës për aktivitete sportive, rritjen e mundësive për sportistët e rinj dhe zhvillimin e talenteve në nivel lokal.
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35