Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Iu vu flaka gjimnazit në Ferizaj, deputeti i VV-së akuzon “Mafinë e Betonit”

    15/03/2023 14:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjimnazit të vjetër “Ismajl Qemali” në Ferizaj i është dhënë flaka në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ky rast ndodhi një ditë pasi Ministria e Kulturës filloi punimet për restaurimin e këtij objekti. Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i cili vjen nga kjo komunë, ka thënë se dyshimet i ka te “Mafia e Betonit”. Kryeprokurori Shukri Jashari thotë se ende s’ka asnjë të dyshuar për rastin dhe se aktualisht po identifikohen personat për interevistim.

    Ende nuk dihet se kush ia vuri flakën objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj. Objekti u përfshi nga zjarri një ditë pas filllimit të punimeve për restaurim nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se ende s’ka asnjë të dyshuar, por se hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive.

    Jashari thotë se me sigurimin e pamjeve nga kamerat po merret Policia e Rajonit të Ferizajt.

    “Jo, për momentin nuk ka të dyshuar. Hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive. Në momentin që do të identifikohet ndonjë i dyshuar, ne do t’ju njoftojmë. Kamerat e sigurisë janë duke u siguru prej anës së Policisë Rajonale”, ka deklaruar Jashari.

    Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili vjen nga kjo komunë.

    Në llogarinë e tij në Facebook, Basha ka thënë se çdo ferizajli i ka dyshimet te “Mafia e Betonit”,

    “Ministria dje ia ka fillu restaurimit, po të njëjtën ditë i hini flaka! Pyetja është, kujt i doli n’udhe? E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit! Në këtë objekt janë shkollu shumë brezni, dhe ka qenë prej objekteve më të vjetra që ka bart në vete historinë e këtij shehri t’ri. Organet e hetuesisë nuk duhet me leju këtë krim me kalu, kurse objekti ka me u restauru!”, ka shkruar Basha.

    Për këtë deklaratë të deputetit Basha, Gazeta e ka pyetur Kryeprokurorin Jashari nëse do ta ftojnë për intervistim.

    Jashari ka thënë se varet nga rezultatet e hetimeve. Deri tani, Kryeprokurori ka thënë se ende s’kanë filluar intervistimet, por se vetëm po identifikohen dëshmitarët.

    “Ne jemi duke bërë hetime intensive, tash çka shkruajnë deputetët…po besoj që varësisht prej rezultateve të hetimeve, bëhet edhe intervistimi i personave si dëshmitarë të ndryshëm, por për fillim s’mundemi me të thanë asgjë konkrete. Ende s’ka fillu intervistimi, janë duke u identifikuar dëshmitarët”, ka thënë Jashari për Express.

    Te ky objekt dje bashkë me Kryeprokurorin Jashari dhe Drejtorin e Policisë së Ferizajt, Basri Shabanin, ka qëndruar dje edhe Ministri Hajrullah Çeku.

    Ai tha se pavarësisht këtij rasti, gjimnazi do të restaurohet dhe se punimet do të përfundojnë gjatë këtij viti.

    Ministri tha se në momentin që zjarrfikësit do t’i lejojnë të kenë qasje në ndërtesë, do të vlerësojnë dëmet dhe do t’i vazhdojnë punimet.

    “Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet. Ferizaji shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore. Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Çeku.

    Ndërkohë, nga Komuna e Ferizajt ia kanë lënë përgjegjësinë kompanisë që e ka fituar tenderin, duke thënë se e kanë detyrë ta sigurojnë vendpunishten.

    “Përmes ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, operatori ekonomik i cili fiton punët, sidomos për ndërtimet infrastrukturore, do të duhej të bëhej rregullimi i punishtes”, ka thënë Selim Mareci, zëdhënës i kësaj komune.

    Ndryshe, rastin e ka konfirmuar fillimisht  zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

    Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 04:25.

    “Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, deklaroi Veseli.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.