Zgjedhjet e brendshme në VV po vazhdojnë, kur kanë mbetur edhe gati 4 orë deri në mbylljen e fletvotimeve.
Fatih Përzhalla, aktivist në Qendrën e LVV-së në Prizren, nuk ka arritur të votojë, përkundër se shkoi në qendër të votimit.
Kjo pasi nuk e gjeti emrin e tij në listë, duke e shtyrë atë të akuzojë “debillat që e kanë kapur Qendrën e Lëvizjes në Prizren”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot isha ne zyret e Levizjes per ta perdorur te drejten si AKTIVIST qe te votoj per zgjedhjet e mbrendshem por nuk e pata emrin ne list dhe mu ndalu ta perdori kete te drejt nga Debillat qe e kan kapur Qendren e Levizjes ne Prizren.
Kete vendim kunder statusor nuk e njoh sidomos nga ata njerz qe jan arsyeja kryesor i deshtimeve ne Prizren.
Pres nga organet qendrore te marrin masa per keta qe e kan shendruar ne zyre personale te tyre Qendren ne Prizren.