sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Italia vazhdon të magjeps, kualifikohet në gjysmëfinale pasi e eliminoi Belgjikën

    02/07/2021 21:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nuk ndalet Italia. E mundi 2-1 Belgjikën dhe u kualifikua në gjysmëfinale me golat e Insignes dhe Barellas. Në gjysmëfinale, të besuarit e Roberto Mancinit do të kenë punë me Spanjën e Luis Enriques. Sfida do të zhvillohet me 6 korrik në ora 21:00.

    Të besuarit e Roberto Mancinit kanë arritur ta mposhtin 2-1 Belgjikën në çerekfinale të Kampionatit Evropian, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, atje ku do të përballen me Spanjën.

    Të gjithë golat e kësaj mbrëmje u shënuan në pjesën e parë.

    Fillimisht, në minutën e 31-të, Nicolo Barella shënoi një gol të bukur për 1-0.

    Më pas, në atë të 44’, Lorenzo Insigne shënoi gol edhe më të bukur, për 2-0.

    Por, vetëm një minutë më vonë, Belgjika fitoi një penallti të cilën e konkretizoi në gol Romelu Lukaku.

    Në pjesën e dytë, u mendua se Belgjika do të marrë lojën nën kontroll për të kërkuar golin e barazimit fillimisht, por jo, Italia nuk u tremb aspak dhe për asnjë minutë nuk u kthye në mbrojtje, duke bërë lojën e saj dhe duke krijuar shumë raste shënimi, por deri në fund nuk u shënua asnjë gol më dhe u mbyll sfida 2-1.

    Italia, tani që shihet si favorite, në gjysmëfinale do të ketë punë me Spanjën, që do të zhvillohet me 6 korrik.

    Artikuj të ngjashëm

    Vlera e koeficientit, flasin nga Sindikata e Shërbimit Korrektues

    Olta shpërthen në lot: Nuk e di a dua të vazhdoj më (VIDEO)

    Ava Max me albumin e saj në mesin e më të dëgjuarëve në arenën ndërkombëtare

    Të Fundit

    Vlera e koeficientit, flasin nga Sindikata e Shërbimit Korrektues

    Olta shpërthen në lot: Nuk e di a dua të vazhdoj më (VIDEO)

    Ava Max me albumin e saj në mesin e më të dëgjuarëve në arenën ndërkombëtare

    Berisha: Ky ligj është i dëmshëm për shërbimet 24-orëshe si policia, mjekësia dhe gjyqësia

    Kurti: Serbia duhet të na kompensojë neve, jo ne atë

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.