Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka shprehur solidaritetin e tij me ushtarët e misionit të KFOR-it, që u plagosën pas përleshjeve me protestuesit serbë në veri të Kosovës.
Sipas tij, 11 ushtarë italianë u plagosën dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ministri italian bëri të ditur se ushtarët italianë aktualisht janë jashtë rrezikur për jetë.
“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi ai në Twitter.