Dhjetëra forca policore italiane kanë ekzekutuar një urdhër arrest ndaj 24 personave, nga të cilët 22 me burg në kuadër të operacionit “Cocktail”.
Të arrestuarit janë kryesisht nga Cerignola, por ka edhe një shqiptar banues në atë komunë.
Operacioni i sotëm lidhet me trafikun e drogës dhe lidhjet me krimin e organizuar. Hetimi është zhvilluar me aktivitete të shumta teknike, më shumë se 50, duke përfshirë përgjimet telefonike, por edhe nëpërmjet shërbimeve të vëzhgimit, kontrollit dhe me ndihmën e pajisjeve teknike të fundit, si kamerat video dhe sistemet GPS.
Po ashtu janë sekuestruar sasi droge, hashash, kokainë dhe marihuanë, mbi 23 kg, 1.200.000 euro cash, 3 pistoleta, rreth 200 municione, 8 JEEP Renegade dhe 3 FIAT 500 X të vjedhura nga Melfi.
U urdhërua gjithashtu konfiskimi i pasurive financiare, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, aksionet e kompanisë dhe përmbledhjet e shoqërisë, për një vlerë mbi 5 milionë euro.