Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Isufaj: Kurtin kërkuam ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata s’lëshoi urdhëresën

    27/07/2025 22:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur.

    Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar.

    Sipas Isufajt, ftesa nuk u bë me asnjë tendencë.

    “Gjatë fushatës zgjedhore ne nuk ndërmarrim asnjë veprim, përveç atyre që mund të jenë të domosdoshme. Je i sigurt se me përgjegjësi më të madhe e them se nuk i është bërë ftesa me asnjë tendencë. Bile e kemi analizuar gjatë me prokurorët se a duhet ta ftojmë apo jo. E kam diskutuar me prokurorët se nëse s’kemi shumë arsye, mos ta ftojmë. Por arsyet që m’i kanë dhënë prokurorët kanë qenë të tilla sa ftesa e tij ka qenë e pashmangshme. Të garantoj që nuk është bërë kurrë me ndonjë tendencë të caktuar.”

    Ai shtoi se mediat nuk janë njoftuar nga Prokuroria për ftesën drejtuar Kurtit, sepse qëllim nuk ka qenë spektakli.

    “Kurrë nuk i njoftojmë mediat, se e kemi ftuar atë person apo atë person dhe ejani këtu. Sa herë që e kemi ftuar dikë, vetë i kanë postuar ftesat, vetë kanë ardhur mediat. Nuk e kemi bërë për spektakël, e kemi bërë për të zhvilluar hetim. Nuk i është përgjigjur ftesës, unë mendoj që nuk ka bërë mirë, nuk ka dhënë shembull të mirë si kryeministër.”

    Kur u pyet nga KALLXO.comse pse nuk janë paraqitur në zyrën e Kurtit për ta marrë deklaratën atje, Isufaj tha:

    “Po pse me shku te ai? Pse duhet të përjashtohet? Përkundrazi, Kurti duhet me qenë shembulli më i mirë për qytetarët tjerë. Ne mund të shkojmë te ai në situata të tjera, p.sh. nëse është viktimë e një krimi, nëse është i kërcënuar eventualisht – s’e kemi problem, shkojmë te ai. Ose nëse është i sëmurë – por asnjë nga këto elemente nuk qëndrojnë. Pse duhet ta bëjmë këtë përjashtim?”

    Isufaj tha se Prokuroria i është drejtuar edhe Gjykatës për ta sjellë me forcë Kurtin në Prokurori.

    “Nuk ka ardhur. Ne i kemi ftesat siç e kërkon Kodi i Procedurës – dy ftesa, nuk është përgjigjur. Ju kemi drejtuar Gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji – dy herë. Gjykata ka lëshuar dy urdhëresa, por ai nuk ka ardhur. Unë e them me kompetencë se kërkesa jonë ka qenë e qartë – të lëshohet urdhëresë që dëshmitari të sillet me forcë në Prokurori. Një urdhëresë e tillë kurrë nuk është lëshuar.”

    I pyetur nëse hetimi do të mund të përfundojë pa deklaratën e Kurtit, Isufaj u përgjigj:

    “Po, hetimi kryhet… për shembull, nëse duhet të ngrihet aktakuzë, nuk e bazojmë në dëshminë e vetëm një dëshmitari, sepse ajo dështon. Procesi është duke vazhduar, dhe më shumë nuk dua të komentoj. Epilogun nuk e flas tash.”

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar se ftesa nga Prokuroria ishte bërë me qellim që ai të bëhej lajm ndërkombëtar. Kurti, në një intervistë në KTV, më 29.12.2024, akuzoi Isufajn si “regjisor i kësaj situate”.

    Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

    Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, Kurti kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar vendosjen e gurit të themelit të një çerdheje.

    Lidhur me këtë veprim të Kurtit Gjykata e Prishtinës, siç kishte raportuar KALLXO.com, herën e parë ishte dënuar me 250 euro.

    Ndonëse ishte thirrur për të dëshmuar tri herë nga Prokuroria, çka kishte rezultuar pa sukses për organin e akuzës – pa një zgjidhje për ta bindur kryeministrin Kurti për të dhënë dëshmi për rastin e rezervave shtetërore në objektet e Prokurorisë Speciale – atëherë Prokuroria i ishte drejtuar Gjykatës.

    Artikuj të ngjashëm

    Peshkatarët e gjejnë trupin e pa jetë të një 26 vjeçari në Liqenin e Shkodrës

    Kryeprokurori Isufaj: Kurti nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme

    “Prokurori i rastit tha se ai do të japë informacione për vrasjen e Ivanoviqit”, Isufaj zbulon detaje për heqjen e urdhërarrestit të Radoiçiqit

    Të Fundit

    Isufaj: Kurtin kërkuam ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata s’lëshoi urdhëresën

    Peshkatarët e gjejnë trupin e pa jetë të një 26 vjeçari në Liqenin e Shkodrës

    Kryeprokurori Isufaj: Kurti nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme

    “Prokurori i rastit tha se ai do të japë informacione për vrasjen e Ivanoviqit”, Isufaj zbulon detaje për heqjen e urdhërarrestit të Radoiçiqit

    Të hënën shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.