Skuadra e Dukagjinit ka marrë tre pikë të mëdha ndaj Llapit, pasi ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 58’të, pas asistimit të Altin Merlakut.
Kjo është fitorja e tretë e Dukagjinit këtë sezon, teksa humbja e tretë për ekipin e Llapit të Tahir Batatinës.
Në derbin e qytetit, Ballkani triumfoi poashtu minimalisht 1-0 ndaj Suharekës.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Bleart Tolaj pas veç katër minutave lojë.