Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ismajli për kryetar Gjilani, Haziri: Qyteti ka rënë në fund të pusit – me të do të kthehet në zhvillim

    02/06/2025 18:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Arbër Ismajlin, i cili është i nominuar për kryetar të Gjilanit.

    Haziri tha se me Ismajlin, Gjilani do të kthehet në zhvillim, pasi sipas tij qyteti është degraduar.

    “Koha kërkon veprim politik, mundësisht më të mençur dhe racional, kam dashtë me e mbajtë fjalën, kohezionin, dhe ta ruaj konsensusin sepse në gara të tilla në politikë, unë si e kuptoj, shërbimi në publik, në politikat publike, shërbimi ndaj njerëzve nuk është vetëm privilegj, por shërbimi në politika publike është sakrificë dhe kjo dallon LDK-në nga të tjerët. Çdo punë, çdo garë e detyrë, çdo zyre në momentin që futesh duhet të lexohet sakrificë. Sakrifikohet gjithçka, por në fakt duhet të shërbejë me ideale sepse nuk janë kryer të gjitha punët”.

    “Ibrahim Rugova, lavdi i ka shkuar në çdo cep të botës, më kandidoi 29 vjet pa i mbushur, direkt pas luftës. Ai më dha besim dhe mundësi. Ka qenë babai im, hero i Kosovës ai i cili ka thënë që nëse rri në këto parime, je i hapur. Jam munduar ta bartë si vlerë”.

    Deputeti madje u shpreh i bindur se me Arbër Ismajlin, zgjedhjet janë të fituara.

    “Të fituara janë zgjedhjet. Duhet të flasim me njerëz, Arbëri nuk e ka lehtë, Gjilani ka ra në fund të pusit, është degraduar imazhi dhe demokracia e brendshme, roli i qytetarit që është i dallueshëm. Njerëz të butë, punëtor, lojal në shtet, por të gjithë e kanë pa që duhet të ndalet degradimit dhe pastaj duhet të riparohet. Është i gatshëm, përvojën, dijen dhe guximin ta shtyjë këtë proces”.

    “Me Arbërin, Gjilani do të kthehet në zhvillim”.

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut – nëse votohet fshehtë, ne do t’i publikojmë votat

    Selmanaj, Kurtit: S’ndërtohet ushtri me propagandë

    Bajrami: Kurti po e denigron Haxhiun

    Të Fundit

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Rubio flet me Fidanin për të mbështetur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

    Stresi reagon pas arrestimit të anëtarit të VV-së për drogë: Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.