Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ismaili: Në vrasjen e 14-vjeçares është i përfshirë edhe babai i saj, autori gjendet në arrati

    04/12/2023 19:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetarja Emine Ismaili, tha se në vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut janë të përfshirë pesë persona, ku në mesin e tyre është edhe babai i saj.

    “Motivi kishte qenë që babai do të kidnaponte vajzën së bashku me katër persona të tjerë për të kërkuar para nga ish-bashkëshortja, në këmbim të lirimit të vajzës së saj”, tha Ismaili.

    “Këtë e kanë konfirmuar personat e arrestuar, të cilët kanë dhënë deklarata në polici, dhe kanë treguar se informacionet rreth orarave të vajzës së daljes nga shtëpia i kanë marrë pikërisht nga babai i saj. Autori i kësaj vrasjeje nuk është i kapshëm për policinë sepse ai që më 30 nëntor e kishte lëshuar vendin. Ai së bashku me avokatin e tij fillimisht ishte larguar në Beograd dhe më pas kishte shkuar në Sofje. Për të (autorin e vrasjes), policia thotë se do të kërkojë fletëarrest ndërkombëtar”, shtoi ajo në Info Magazine.

    Tutje gazetarja e TV Shenja theksoi se policia është duke punuar për  zbardhjen e rastit, dhe po presin analizat e obduksionit të vajzës tashmë të vdekur.

    Mbrëmë është gjetur e vdekur 14-vjeçarja, e cila ishte e zhdukur para një jave, ndërsa nëna e saj ishte ajo që zhdukjen e vajzes e kishte raportuar në polici.

    Viktima ishte vrarë, dhe pastaj ishte groposur, ndërsa trupin e saj policia e ka gjetur në rrethinën e Shkupit

    Të Fundit

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.