Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka komentuar skandalin që e ka bërë sot zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ismaili ka thënë se me një zv.Kryeministër të tillë, Serbisë mbasë s’do t’i duhet shumë punë kundër anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.
Tutje, Ismaili ka thënë se me këtë nivel përfaqësimi si të Bislimit dështimet për anëtarësime janë të garantuara.
Ismaili në fund ka thënë se Bislimi duhet të jap dorëheqje.
Këtu keni statusin e saj të plotë:
“Me një zv. Kryeministër si Besnik Bislimi, mbase Serbisë edhe s’do ti duhet që të investojë aq shumë në fushatat e saj për të bllokuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Me përfaqësimin diplomatik që ai po bën, dështimet për anëtarësime apo çfarëdo suksesi tjetër duken të jenë të garantuara!
Prandaj, unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqje”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e saj në Twitter.
Apparently, Serbia will have to bother less with its campaigns to block Kosovo’s memberships in international orgs.
— Besa Ismaili (@besa_ismaili) March 10, 2022
With @BislimiBesnik the failures for Kosovo to obtain any memberships in int’l orgs seems to be guaranteed!
I Think He Needs to Resign Immediately!