Ismaili godet hoxhën Shefqet Krasniqi: Nuk duhet të merren seriozisht ata që i bënin haram kravatat e pasaj visheshin firmato

Ish-deputetja nga radhët e PDK-së, Besa Ismajli ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se nuk duhet të merren seriozisht ata të cilët dikur flisnin për gjëra që janë haram, ndërsa më vonë i praktikonin të njëjtat.

Ismajli tha se ata që vozitjen e bënin haram për gratë e më voë u bënin dhuratë vetura grave, apo ata që I bënin haram kravatat e pasaj visheshin firmato, nuk mund të merren seriozisht për cështje të tjera.

Ajo thekson se të njëjtit nuk mund të merren seriozisht kur bie fjala tek zbulimet shkencore dhe inovacioni.

Postimi i plotë:

Ata të cilët dikur vozitjen e bënin haram për gratë, por më vonë u bënin dhuratë grave vetura. Ata të cilët dikur e bënin haram studimet e drejtësisë dhe ligjeve në juridik por pastaj kërkonin avokatë dhe drejtësi për vete. Ata të cilët dikur e bënin haram shkollimin e vajzave muslimane në shkolla dhe universitete ku janë të pranishme dy gjinitë, ndërsa pastaj kërkonin dhe ankoheshin për mungesë të profesionisteve gra. Ata të cilët BIK-un e konsideronin fetarisht të devijuar ndërsa pastaj thyenin këmbët për të gjetur punësim në të. Ata të cilët punën me organizata ndërkombëtare e bënin haram se është punë me qafira, ndërsa tek organizatat ndërkombëtare kërkonin zgjidhje të problemeve të tyre. Ata të cilët i bënin haram kravatat, e mandej visheshin në firmato. Ata të cilët e bënin haram daljen në lokale publike, e mandej i frenkuentonin lokalet më të shtrenjta.
Eh ata, mu ata tani si mund të merren seriozisht kur bie fjala tek shkenca e lartë, zbulimet shkencore dhe inovacioni? Nuk mund të merren seriozisht. Nuk duhet të merren seriozisht

Reklama