Ditën e djeshme një person rreth moshës 20 vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë viktima ishte i shoqëruar me një mik.
Miku i viktimës derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë pasagjeri ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë në raportin 24 orësh: Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.