Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ishte në arrati, arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Deçan

    09/09/2024 14:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të përfshirë në një vrasje në tentativë në Deçan.

    Përmes një komunikate për media, thuhet se policia kishte arritur ta identifikojë vendndodhjen e të dyshuarit dhe më pas ta arrestojë atë.

    “Ju njoftojmë se me datë 08.09.2024 rreth orës 22:35,  Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar së në Rrugën Luan Haradinaj në Deçan, në një market dyshohet së një person është therur me mjetë të mprehtë Thikë, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të pa njohur. Viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut  kujdestarë është dërguar për në QKUK  në Prishtinë”, njofton PK’ja.

    “Ne vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore për të kryer shqimin e vendit të ngjarjes”.

    “Policia është venë në kërkim të të dyshuarit, me datë 09. 09. 2024, pas një pune intensive  Stacioni Policor në Deçan  ka arrit ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoji të dyshuarin”, përfundon njoftimi.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës në një prononcim për Insajderin ka konfirmuar se i dyshuari është në gjendje kritike.

    “Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, deklaroi Nikçi.

    Insajderi merr vesh se viktima nga therja me thikë është Ylli Musaj, teksa i dyshuari është me mbiemrin Haklaj nga fshati Isniq i Deçanit.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast në raportin ditor, ku bëri të ditur se viktima pas trajtimit në QMF’në e Deçanit u dërgua për trajtim në QKUK.

    Pos tjerash, tha se i dyshuari u largua nga vendngjarja.

    Artikuj të ngjashëm

    Të dielën në Deçan organizohen homazhe për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit

    Vrasje në tentativë në Deçan: Dyshohet se një person u sulmua me kallashnikov

    KFOR-i i dhuron komplete futbolli ekipit të femrave të Deçanit

    Të Fundit

    Djali i Thaçit i jep mbështetje Edi Ramës para zgjedhjeve të 11 majit

    Vizita e Trendafilovas me 13 maj, OVL-UÇK: Kjo është datë e zezë në historinë tonë – ofendim dhe provokim

    Shefi i Këshillit Evropian takohet me liderët e rajonit, në Prishtinë vetëm me Presidenten Osmani

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.