Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Truk për patate të pjekura perfekt

    08/10/2023 21:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Patatja e pjekur për shumicën e njerëzve është njëra ndër ushqimet më të preferuara. Ky është truku i vogël i cili mund t’ju ndihmojë që patatet gjithmonë të jenë përsosmërisht krokante.

    Pothuajse nuk ka fëmijë, por as njeri të rritur që nuk i duan patatet e pjekura. Prandaj një ekip i gjellëbërësve për sajtin Good House keeping ka ndarë recetën me ndihmën e së cilës patatet e pjekura gjithmonë do të jenë krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda.

    Truku është që duhet t’i zieni saktësisht një kohë të caktuar dhe të përdorni përbërësin “sekret” – miellin.

    E para që duhet të bëni është që të kujdeseni që patatet të jenë pjesërisht të ziera para se t’i fusni në furrë. Kjo do t’i zbusë paksa dhe do “t’u lejojë” që me rastin e pjekjes “të formojnë” kore në skaje, andaj patatet do të jenë krokante.

    Gjellëbërësit thonë që është me rëndësi që patatet të zihen saktësisht 12 minuta, sepse në të kundërtën do të jenë tepër të buta dhe tepër të ziera. Pastaj këshillojnë që pas zierjes patatet t’i kulloni dhe t’i lini që të thahen tre minuta.

    Pason truku i vogël i cili do t’ju çojë deri në pjekjen e përsosur krokante të patateve – pjesërisht të ziera dhe të kulluara patateve qitni miell.

    Në fund, është shumë me rëndësi që para pjekjes të qitni pak vaj në tepsi, pastaj ta nxehni në furrë. Dhe vetëm kur vaji të jetë i nxehtë, qitni patatet në tepsi dhe piqni në mënyrën e zakonshme.

    Të Fundit

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.