Sot rreth orës 12:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar K.B. (36).
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale lëndim i lehtë trupor, detyrim në tentativë dhe kanosje me dënim burgimi prej 18 muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët që sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.