Lajme

Ishte duke ecur në trotuar, një person aksidentohet nga vetura para dyerve të shtëpisë

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë.

Sipas burimeve të Insajderit, bëhet fjalë për një burrë që ishte duke ecur në trotuar kur u përplas nga automjeti.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së personit të aksidentuar, ndërsa aktualisht në vendin e ngjarjes janë forcat e policisë dhe ekipet mjekësore.

Back to top button