Për shkak të intensitetit të lartë të rrymës, dy punëtorë, njëri i ndërmarrjes së Trepçës, e tjetri operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë pësuar lëndime teksa ishin duke punuar në një trafo, raporton GazetaDemos.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësja e ndërmarrjes “Trepça”, Donika Osmani, e cila tha se incidenti ka ndodhur saktësisht te Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike
E njëjta tha se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Gjatë mesditës, ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intensitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes ‘Trepça’, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Ata gjenden jashtë rrezikut për jetë. Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike”, ka thënë Osmani për GazetënDemos.