Gati çdo ditë ka raste kur rrezikohet siguria e nxënësve nëpër shkolla, shkruan GazetaDemos.
Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica’ në kryeqytet, ku disa nxënës dyshohet se i ka zënë rryma, derisa topi me të cilin ishin duke luajtur ka rënë brenda trafos së rrymës e cila ishte e hapur.
Sipas dëshmitarëve të rastit, fëmijët kanë tentuar të marrin topin dhe dy prej tyre i ka zënë rryma.
Me aq sa ka marrë vesh Demos, fëmijët janë mirë dhe lëndimet janë të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.
Demos ka kontaktuar me Policinë dhe Emergjencën por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje të reja.