Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ish-zyrtari i DASH-it, për dialogun Kosovë-Serbi: Përcaktojeni vet, çfarë lloj të ardhmeje dëshironi

    06/06/2025 18:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka paralajmëruar se SHBA s’do të jetë e involvuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç ka qenë përgjatë 30 viteve të fundit.

    Kjo sipas Reeker, vlen edhe kur bëhet fjalë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan që e njeh mjaft mirë rajonin dhe Kosovën, ka thënë se ka një dialog që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe se tashmë negociatat po i ndërmjetëson një diplomat i shkëlqyer si Peter Sorensen.

    “Ajo që kemi parë me ardhjen në detyrë të Presidentit Trump është, para së gjithash, se Amerika është e para, fokusi i saj transaksional, dhe ka shumë sfida të tjera në botë në të cilat presidenti dhe sekretari i shtetit duhet të përqendrohen. Ambasadat tona janë këtu, ato do të mbeten të angazhuara. Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, kishte diçka të quajtur dialog. Ai ende ekziston. Unë mora pjesë në të, duke mbështetur përpjekjet e BE-së. Kjo është Evropa. BE-ja ka bërë përpjekje të mëdha dhe vazhdon ta bëjë këtë. Peter Sorensen është një diplomat jashtëzakonisht i mirë i cili mendoj se do të japë çdo mundësi për të punuar për këtë. Keni zgjidhje. Keni marrëveshje që janë bërë dhe nuk janë mbajtur. Punoni për këtë. Përcaktojeni vet, çfarë lloj të ardhmeje dëshironi”, ka thënë Reeker për Kosovo Online.

    Kur u pyet për mungesën e rezultateve në dialog, Reeker thotë se s’është faji i SHBA-së dhe se Uashingtoni s’ka çfarë të bëjë. Ai ka thënë se në diplomaci, ose i respekton marrëveshjet e arritura ose propozon ide të reja dhe se s’mund të mbështetesh te të tjerët që bëjnë gjithçka për ty.

    “Nuk është faji i SHBA-së, është faji juaj dhe ne duhet të shqyrtojmë se çfarë të bëjmë. Nëse arrihet një marrëveshje, ajo duhet të respektohet. Ose – të dalim me ide të tjera. Kjo është diplomaci. Nuk mund të mbështetesh te të tjerët që të bëjnë gjithçka për ty. SHBA-të kanë qenë të përfshira për shumë vite dhe ne nuk po largohemi, thjesht po themi se kemi përparësi të tjera”, ka thënë Reeker

    Artikuj të ngjashëm

    SHBA-ja thotë se po monitoron veprimet e sundimtarëve të rinj të Sirisë

    Rasti i Banjskës – Raporti i DASH’it përmend aktakuzën ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve

    Departamenti amerikan i Shtetit ndërmerr masa për ngrirjen e fondeve edhe për Kosovën

    Të Fundit

    Nawrocki, Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

    Këtu mund ta ndiqni LIVE ndeshjen Kosovë-Armeni

    Këshilltari i Kurtit akuzon rëndë LDK-në: Nuk po arrijnë ata me kuptu që i kanë humb zgjedhjet

    Ish-zyrtari i DASH-it, për dialogun Kosovë-Serbi: Përcaktojeni vet, çfarë lloj të ardhmeje dëshironi

    Lekaj mohon votimin nga AAK-ja për Limajn si kryeparlamentar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.