Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-zëvendësministri Berisha: Gjykata Speciale në Kosovë ka qenë kërkesë e Rusisë

    13/04/2023 13:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, foli në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

    Ai theksoi se ka qenë kërkesa e Rusisë që të ketë një Gjykatë Speciale në Kosovë.

    Kjo sipas tij erdhi pas një marrëveshje e fuqive të mëdha për të krijuar Gjykatën për krime në Siri.

    Ai shtoi se asokohe askush nuk kishte hapësirë që të kundërshtonte krijimin e kësaj Gjykata pasi në një formë apo në një tjetër ajo do të krijohej.

    “Procesi në Hagë ka qenë një konstelacion ndërkombëtar në periudhën e konfliktit në Siri dhe si një marrëveshje e fuqive të mëdha për të krijuar Gjykatën për krime në Siri dhe kërkesën ruse që të ketë një Gjykatë në Kosovë. Ky ka qenë një rast me efekt shumë të rëndë për Kosovën. Asokohe Thaçi ka pasur hapësirë minimale që të mos krijojë këtë Gjykatë. Nëse nuk do të krijohej në këtë format do të firmohej në formatin e OKB-së, por Gjykata do të krijohej patjetër.

    “Vetë protagonistët që kanë qenë në funksione të larta shtetërore e kanë aprovuar dhe votuar Gjykatën, tani jemi në një proces formal juridik të një institucioni që në kuptimin formal është Gjykatë e Kosovës. Të akuzuarit ngarkohen për vepra që kanë format juridik dhe ky format nuk ka të bëjë me LDK-në, por me raste konkrete, me individë. Gjykata e ka për detyrë që t’i sqarojë këto akuza”- tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Pas përmbytjeve, paralajmërohen reshje të reja në Teksas

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.