Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ish-zëdhënësi i NATO-s: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare

    21/06/2025 15:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, në një prononcim, ka komentuar mbi ndikimin që përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ketë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

    Ai thekson se, ndonëse NATO nuk pritet të përfshihet drejtpërdrejt, zhvillimet globale po ndikojnë në prioritetet strategjike dhe politike të aleancës në rajon.

    ‘’Jo, nuk e shoh NATO-n të ndërhyjë në luftën Izrael-Iran, megjithëse disa aleatë mund të ndihmojnë Izraelin, siç kanë bërë edhe në të kaluarën, duke përdorur avionët dhe anijet e tyre për të rrëzuar raketat dhe dronët iranianë që synojnë Izraelin. SHBA do të përdorë bazat e NATO-s në Evropë për të dislokuar anijet, avionët luftarakë dhe tankerët e saj, të gatshëm për t’u nisur drejt Lindjes së Mesme nëse do të jetë e nevojshme. Trump me siguri do ta shfrytëzojë samitin e NATO-s javën e ardhshme për të kërkuar mbështetjen e aleatëve për politikat e tij ndaj Iranit’’.

    Shea thotë se NATO do të qëndrojë jashtë konfliktit, por infrastrukturat e saj në Evropë do të luajnë rol logjistik për SHBA-në.

    ‘’Nuk e shoh që kjo situatë të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në Kosovë apo në Ballkanin Perëndimor, përveç se SHBA-të dhe ndoshta edhe disa aleatë të tjerë mund të rrisin sigurinë në ambasadat, kompanitë dhe bazat e tyre ushtarake, pasi mund të presin sulme terroriste të sponsorizuara nga Irani. SHBA-të mund të kërkojnë gjithashtu leje për baza ose për të fluturuar mbi disa vende, në varësi të zhvillimit të situatës ushtarake. Problemi i vërtetë është se tani kemi një tjetër krizë të madhe ndërkombëtare (si ajo në Ukrainë), që po e largon vëmendjen dhe energjinë politike nga sfidat aktuale në Ballkanin Perëndimor, sidomos nga dialogu Prishtinë-Beograd’’, tha ai për KlanKosovën.

    Njohësi i krizave ndërkombëtare paralajmëron se Kosova mund të ndikohet indirekt përmes zhvendosjes së fokusit ndërkombëtar.

    ‘’Nuk e shoh të formohet një koalicion ndërkombëtar kundër Iranit. Do të ishte politikisht e vështirë për vendet evropiane të hyjnë në luftë, përderisa nuk ka kërcënim apo provokim të drejtpërdrejtë nga Irani, dhe izraelitët duan vetëm ndihmën e SHBA-ve për bombardime, jo të evropianëve, në mënyrë që ta mbajnë kontrollin maksimal’’.

    Ai vlerëson për klankosova.tv, se përçarja ndërmjet interesave amerikane dhe evropiane e bën të pamundur një qasje të bashkërenduar kundër Iranit.

    ‘’Trump është krenar për rolin që ka pasur në të kaluarën në ndërmjetësimin midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka përmendur se do të dëshironte të kthehej për të ndihmuar përsëri. Por peizazhi gjeopolitik tani është shumë më konfrontues dhe i mbushur me kriza krahasuar me mandatin e tij të parë, prandaj nuk është e sigurt nëse Trump do të ketë kohën dhe fokusin për të çuar përpara çështjet në Ballkanin Perëndimor’’.

    Në këtë fazë të trazuar globale, ai vuri në dyshim nëse Trump do të ketë mundësi të riangazhohet seriozisht në procesin Kosovë-Serbi.

    Artikuj të ngjashëm

    “Durante İyi Bahis Empieza Online Casino Platformu

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Të Fundit

    “Durante İyi Bahis Empieza Online Casino Platformu

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.