Ish-mesfushori italian Claudio Marchisio është tallur me Anglinë, duke thënë se është i gatshëm ta nënshkruajë një peticionin për përsëritjen e finales së Kampionatit Evropian 2020 për, siç tha, ta parë Italinë duke e mundur Anglinë edhe 1.000 herë të tjera.
Tifozët anglezë e kanë pasur të vështirë ta kapërdijnë disfatën që ia shkaktoi Italia kombëtares së tyre në penallti në stadiumin Wembley në fillim të këtij muaji.
Disa tifozë anglezë madje e kërkuan përsëritjen e finales për shkak të faullit të Giorgio Chiellinit ndaj Bukayo Sakas.
Saka e kaloi Chiellinin me një vrap të shpejtë dhe po shkonte i vetëm drejt portës, para se mbrojtësi i Juventusit ta ndalte dhunshëm.
Chiellini u ndëshkua me karton të verdhë dhe e pranoi ndëshkimin pa protestuar.
Dhe tani, ish-mesfushori i Italisë dhe Juventusit i ka lënduar ndjenjat e anglezëve edhe më shumë duke u tallur me ta në Twitter.
Ai i pyeti anglezët se ku do të mundë ta nënshkruante peticionin, megjithëse për arsyeje të tjera.
“Ku mund ta nënshkruajë peticionin për përsëritjen e finales Itali – Angli? Në mënyrë që ne të fitojmë edhe 1.000 herë të tjera”, pyeti ai në Twitter.
Marchisio u pensionua nga futbolli në tetor të vitit 2019. Ai i kishte shënuar pesë gola në 55 ndeshje për Italinë.
Scusate ma dove si firma la petizione per far rigiocare la finale Italia-Inghilterra❓
— Claudio Marchisio (@ClaMarchisio8) July 21, 2021
La rivinciamo altre mille volte 💪👊#godoancora#EURO2020#Wembley pic.twitter.com/LIA8FjFyAj