Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Tolaj, ka rrëfyer për momentet e vështira gjatë luftës, duke kujtuar betejat e ashpra dhe sakrificat që ai dhe bashkëluftëtarët e tij përjetuan, shkruan GazetaDemos.
Tolaj, i cili iu bashkua njësisë speciale të UÇK-së kur ishte vetëm 18 vjeç, tha për Demos se përballja me forcat serbe ishte e pabarabartë, por ata qëndruan deri në fund.
“Jemi sulmuar nga të gjitha anët, nuk dinim nga po na vinin. Kundër nesh ishin 5000 forca serbe, ndërsa ne ishim vetëm 800 veta përballë tyre”, tha ai.
Ai tregoi për kushtet e rënda në të cilat ishin detyruar të luftonin.
“Ka ndodhur që kemi mbetur pa ushqim për pesë apo gjashtë ditë rresht,” kujton ai.
Tolaj përshkroi edhe një moment tragjik, kur një bashkëluftëtar i tij, vetëm 18 vjeç, u vra para syve të tyre.
“Ai u plagos dhe ne menduam t’i jepnim ndihmë. Kur dolëm nga pozicioni për ta ndihmuar, ai na bëri me dorë dhe tha ‘shkova unë’, por na paralajmëroi të ruanim veten, pasi forcat serbe ishin shumë afër. Aty, para syve tanë, e pushkatuan”, shtoi ai.
Deklarata e plotë: