Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-ushtari i UÇK-së surprizohet nga 17-vjeçari të cilit ia shpëtoi jetën në aeroplan

    18/07/2022 08:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mund të duket si një ngjarje në filma, por është e vërtetë. Ish-ushtari i UÇK, Ridvan Tahiri shpëtoi një 17-vjeçar gjatë një udhëtimi me avion, i cili kishte humbur ndjenjat.

    Ky moment është filmuar nga gazetari Festim Beqiri, i cili ka rastisur në të njëjtin fluturim. Në një lidhje me Skype, djemtë kanë treguar gjithçka rreth kësaj eksperience humane. Madje, 17-vjeçari i bëri dhe një surprizë Ridvanit përmes një videomesazhi nga Gjermani e falenderoi dhe i tha se është mirënjohës që i ka shpëtuar jetën.

    “Unë po shkoja në Haga bashkë me këngëtarin Arjan Agushi dhe dhash ndihmën.

    Në ato momente, kanë qenë duke biseduar me stjuardesën. Unë nuk jam doktor, po është përvoja që kam qenë me një vëlla timin. Kur kam dëgjuar zhurmën nga stjuardesën që një zonjë nuk është  mirë nuk e kuptova, më pas mora vesh që ishte një djalë që donte ndihmë. Ai kishte gëlltitur gjuhën. Duke i kontrolluar kyçet, duhet mandej me i fol, me i ba masazh që të mos humb vetëdijen. Kam biseduar me babain e tij në Gjermani, me gjyshin e tij, me dajallarët e tij. Dua ta kem një takim me të. Unë kam një pervojë me vëllain tim, që kur ka parë trupat në Drenicë nuk ka pasur një përvojë të mirë psiqike”, u shpreh Tahiri.

    “Ne si pasagjer nuk e kuptuam se çfarë po ndodh. Fillimisht nuk e kuptuam se çfarë po ndodh, po pas 10 minutash kuptuam që situata po ndërron. Unë djaloshin e njoh se jetojmë në të njëjtën qytetet. Ai është futbollist. Kur e pash, bisedova me të, ishte i mavijosur. E kam ndihmuar familjen e tij me bagazhet. Kur e kam parë kam qenë shumë i hutuar pasi e njihja djalin. Falenderoj Rikin për ndihmën që ka dhënë dhe stjuardesat, të gjithë”, tha Festimi.

    VIDEO:

    LAJMI I FUNDIT: Ridvan Tahiri e shpëton një 17 vjeçar nga ngulfatja në aeroplan (VIDEO)

    Artikuj të ngjashëm

    Ridvan Tahiri thotë se atentatori e kishte shënjestër kokën e Donald Trumpit

    Tahiri: Policia nuk është as e opozitës dhe pozitës është e shtetit të Kosovës

    Ish-ushtari i UÇK-së emocionon me fjalët për vajzën e tij: Më fal vajza ime, një ditë do të bëhet mirë, duro…

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.