Burgjet serbe janë një nga shumë njollat e zeza që shteti serb ka bërë në Kosovë, ku me anë të tyre mundohej t’i “ndërgjegjësonte” personat që nuk u bindeshin regjimit serb, shkruan GazetaDemos.
Një nga ata që përjetoi për gjashtë vite torturat dhe dhunën sistematike të autoriteve serbe në burgje ishte edhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja.
Buja në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer momentet e rënda që ka kaluar në qelitë serbe, në shumë momente ky thotë se i ka humbur edhe ndjenjat si pasojë e dhunës së ushtruar nga udbashat ndaj tij.
“Unë i pata thënë këtyre të UDB-së se më lidhni para se të bëni ndonjë veprim, se unë pastaj nuk kursehem, por tani ndodhën ato që dihen më prej tyre. Por, po ndalem tek një sekuencë ku unë kam qenë pa ndjenja dhe njëra këmbë e njërit prej tyre ka qenë në qafën time, i pata thënë shkel se bylbyl ky shekull orë e çast nuk ndrrohet, dhe më ka goditë jo shumë në kokë dhe më ka thënë se ti nuk del gjallë nga burgu, thash keni harruar se kam edhe gjashtë vëllezër të tjerë e tre motra e aty u patën revoltuar edhe më shumë“, është shprehur Buja “n’Demos”.
Në një prej netëve nga gjashtë vitet sa edhe mbajti burg, Buja thotë se ishte më e rënda nga ta gjitha. Ai kishte menduar edhe të vetvritej për një arsye.
“Është moment shumë i rëndë për faktin që kur isha në qelinë numër 3 në burgun e Prishtinës, ishte një drrasë, dhe vijnë gardianët në një kohë kur ishte mesnatë, dhe flisnin sikur i kanë rënë në fije për shokët që ishim organizuar dhe s’ishin në burg, dhe kam menduar si ta përfundojë këtë gjë, që të mos ta flas goja ime ndonjë emër të tij, dhe seriozisht më ka shkuar mendja ta përfundojë jetën. Gjumë s’ka pas më aty, kanë ardhur para mëngjesit për të më marrë, por e kam pa që ata kishin pirë, dhe e kam marr vesh që nuk është ajo adresë që mendova unë, dhe aty kam thënë që edhe nëse m’i japin 100 vjet burg gajle e madhe. Krejt burgun e kam kaluar me knaqësi shpirtërore të jashtëzakonshme“, ka pohuar ai. /GazetaDemos/
Më shumë detaje tjera nga ai: