Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci në emisionin “n’Demos”, ka folur për bashkëluftëtari e tij, Bekim Berisha “Abeja”.
Sipas Gecit, “Abeja” ka qenë luftëtari gueril më i mirë që kishte njohur ndonjëherë.
“Bekim Berisha na bëjke nëve gjahtar, ai na hjeke krejt rripat e pushkëve, na thoshte pushka në krahë mbahet kur del me gju, por në luftë mbahet në dorë, ka qenë një prej luftëtarëve më të zot në luftë guerile që e kam njoftë. Për shkak të disa problemeve që i ka pasur nga Aqareva, ka shku në Junik, dhe aty është vrarë”, është shprehur Geci.
Bekim Berisha, sipas Gecit ka njohur shumë arte ushtarake, dhe se me zotësinë e tij, i tmerronte forcat serbe.
“Respekt më të madh se sa për Bekim Berishën si luftëtar unë nuk kam për asnjë tluftëtar jetër, ka qenë guerili më i fortë. Bekimi i merrte 10 zolla në Junik, veq vetë shkonte tek punti i forcave serbe, i përdorke të gjitha veq vetë, që me u dok se janë 10 veta aty. Bekim Berisha ka qenë njohës i artit të luftës dhe shumë trim”, ka thënë Gani Geci.
Emisionin e plotë me rrëfimet e Gani Gecit mund ta ndiqni këtu: