Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-udhëheqësi i bordit të TRUST-it jep detaje për rënien e vlerës së aksioneve në TRUST

    05/05/2025 20:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ymer Havolli, ish-kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka sqaruar situatën lidhur me rëniet e fundit të aseteve të Trustit, duke theksuar se nuk mund të flitet për humbje reale.

    Ai shtoi se ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përgjithshme, por cikle humbjesh dhe ringritjesh të përsëritshme. Sipas tij, edhe rëniet e fundit tashmë kanë filluar të rikuperohen, duke kaluar nga një rënie prej -9% në -3%.

    Ai theksoi gjithashtu se aset menaxherët që mbajnë mjetet kanë ndjeshmëri të lartë ndaj tyre dhe veprojnë me prerje të humbjes kur është e nevojshme. Por, sipas tij, nëse Trusti i mban aksionet, rënia ciklike e mjeteve trajtohet si e përkohshme dhe zakonisht rikuperohet brenda pak ditësh.

    “Nuk mund të klasifikojmë si humbje. Shkak se investimet që bëhen në tregjet financiare, asetet e TRUST-it bëhen për një afat gjatë kohore. Rënie ciklike të këtyre mjeteve që mundet me qenë në 3, 6, 9 apo 1 vit. Asetet apo aksionet të cilat i ka Trust të investuara në aset menaxher të jashtëm, si asete ekzistojnë. Nga lëvizjet që lindin, pastaj, ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përgjithshme, por njeh cikle të humbjeve dhe ringritje të përsëritshme. Rëniet e fundit, janë rikuperu nuk janë 100 milionë, prej disa ditëve ka rënë-9 , në -3. Tregjet financiare e çuditshme, bien për një deklaratë sikurse deklarata e Trump për vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës. I kundërpërgjigjen, me tarifa të tyre. Vendosja e tarifave reciproke, e bën një përshpejtim të rënies së aseteve brenda SHBA-ve. Aset menaxherët që i posedojnë mjetet, kanë ndjeshmëri ndaj mjeteve. Ajo ndjeshmëri, prerje e humbjes. Nëse i kemi aksionet, ne i ruajm dhe kjo rënie ciklike e mjeteve, shkon duke u ngritur. Trajtohet si rënie e përkohshme. Rikuperohet brenda pak ditësh.”, deklaroi Havolli në RTV Dukagjini.

    Artikuj të ngjashëm

    Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

    “Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

    Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

    Të Fundit

    Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

    “Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

    Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Netanyahu flet me Trumpin pasi u vranë dy zyrtarë të ambasadës izraelite në Uashington

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.