Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ish-sekretari i OSBE: Duhet parë se kush është në ekipin e Trumpit që merret edhe me dialogun Kosovë – Serbi

    01/02/2025 07:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-sekretari i OSBE në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një temë kryesore në Ballkan.

    Sipas ambasadorit Greminger, vëmendja e Donald Trump nuk do të jetë drejt Ballkanit. Për këtë ai, nuk ka pritshmëri për zhvillime të menjëhershme në lidhje me përparimin e dialogut Kosovë-Serbi.

    “Sipas perceptimit tim, Ballkani Perëndimor nuk është shumë lart në listën e prioriteteve të administratës së re. Kjo mund të shihet edhe si një lajm i mirë, pasi nuk do të ketë presion mbi ta. Nuk pres që Ballkani Perëndimor të jetë në qendër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Trump-it në afatin e shkurtër dhe të mesëm. Nuk pres ndonjë nxitje për konfliktet në rajon, për dialogun Kosovë – Serbi. Deri tani, nuk kemi dëgjuar shumë nga administrata e re në këtë drejtim. Gjithashtu, duhet parë se kush në ekipin e Trump-it do të merret me Ballkanin Perëndimor. Përveç figurave kryesore rreth Presidentit, një rol të rëndësishëm do të kenë edhe stafi i nivelit të dytë, përfshirë ambasadorët. Do të jetë thelbësore se kush do të dërgohet në Tiranë, pasi kjo do të ndikojë në qasjen e politikës amerikane ndaj rajonit”, ka deklaruar ai për Top Channel.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.