Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-prokurori i Serbisë për krime lufte: Vuçiqi le të tregojë të vërtetën që di për masakrën në kafenenë ‘Panda’ në Pejë

    07/06/2022 16:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-prokurori për krime lufte i Serbisë, Vladimir Vukçeviq, ka thënë tha se edhe pse e di mirë se kush i ka vrarë, kërkon më shumë detaje nga Aleksandar Vuçiq për masakrën që ndodhi më 14 dhjetor të vitit 1998, në kafenenë “Panda” në Pejë, kur u vranë gjashtë të rinj serbë.

    Kështu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, i ka bërë një kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të tregojë se kush janë autorët e vrasjeve, duke pretenduar se e di më mirë se Vuçiqi se kush i ka vrarë dhe kush qëndron prapa këtij akti, por se është Vuçiqi ai që duhet të tregojë.

    “Presidenti ynë tha se nuk do të na tregonte se kush ishte sepse pati një jehonë të tmerrshme dhe ai e di këtë”, citohet të ketë thënë Vukçeviq.

    Siç kujton mediumi serb “Danas”, në kafenenë “Panda”, dy sulmues të maskuar vranë Zoran Stanojeviq (18), Ivan Radeviq (24), Ivan Obradoviq (15), Vukota Gvozdenoviq (16), Svetislav Ristiq (18) dhe Dragan Trifunoviq (18).

    Veç tyre, të plagosur kishin mbetur tre të tjerë.

    “Deri më 28 dhjetor 2013, familjarët e djemve të vrarë ishin të bindur se krimi ishte kryer nga anëtarë të UÇK-së. Mirëpo, zëvendëskryeministri i atëhershëm i Serbisë dhe shefi i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision në TV Pink tha: Krimin në ‘Panda’ nuk e kanë bërë shqiptarët siç ne kemi besuar deri tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”, shkruan më tej Danas.

    Artikuj të ngjashëm

    Von der Leyen takon Vuçiqin, pret që Serbia të tregojë “përkushtim në rrugën e zgjedhur drejt BE’së”

    Beqiroviq i kërkon Vuçiqit të “ndalojë së minuari” sovranitetin e Bosnjës

    Vuçiq reagon pas njoftimit të Kosovës për draft-statutin për Asociacionin

    Të Fundit

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.