Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-presidenti Sejdiu: S’duhet t’i ikim dialogut, sanksionet ndaj Serbisë po vonohen

    28/10/2023 10:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaron se Bashkimi Evropian po vonon për të sanksionuar Serbinë. Ai konsideron se për këtë po ndikojnë disa faktorë, megjithatë shton se agresioni i Serbisë i 24 shtatorit tashmë është i qartë.

    Sejdiu thekson se Kosova meriton mbështetje të fuqishme dhe se nuk duhet të largohet nga dialogu. Në intervistën për KosovaPress, ish-kryetari i shtetit, deklaron se gjendja në veri është e tensionuar dhe për këtë kanë ndikuar shumë faktorë.

    Në aktin e agresionit të Serbisë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, Sejdiu thotë se qëllim ka qenë cenimi i integritetit të Kosovës.

    “Për ne është me rëndësi se kjo letër, apo kjo kartë në të cilën ka luajtur Serbia është absolutisht një deshifrim total i gjithë projekteve që Serbia ka karshi Kosovës. Andaj, është tepër e nevojshme që të bëhet një radhitje e gjithë faktorëve të rëndësishëm edhe politikë dhe të sigurisë për të përballuar sfidat e tjera.

    Fatkeqësisht, tash është vrarë një efektiv i PK-së, Afrim Bunjaku, dhe qëllimi i atyre që kanë pas qëllim destabilizimin e Kosovës, kanë qenë të që të vriten edhe të tjerë, dhe të ketë viktima të shumta, me qëllim që të proklamojë paralelisht edhe para botës demokratike dhe të gjithë të tjerëve se nuk ka stabilitet, se Kosova nuk ka të ardhme, se është çdo gjë e imagjinuar, por nuk është një veprim real i forcave politike dhe i një shteti në ecje me synimin që një ditë të jetë edhe anëtar i BE-së”, deklaron ai.

    Sejdiu konsideron se nga kjo ngjarje duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se Kosova ka kufij të paprekshëm dhe për mbrojtjen e tyre, garantojnë edhe ndërkombëtarët.

    “Nga ajo që kemi parë, është një lojë që udhëhiqet nga faktori Rusi, sepse qëllimi i saj karshi luftës në Ukrainë, investimeve të saj të shembë një shtet demokratik siç është Ukraina, ka qenë që të zgjerojë konfliktin edhe në regjionet tjera dhe sipas tyre dhe sipas asaj që vazhdimisht është shprehur janë dy apo tre vendet e Ballkanit Perëndimor apo të Evropës Juglindore, siç është Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina.

    Në fokus të investimeve të mbrapshta që ata i bëjnë me qëllim që të destabilizojnë vendet e lartpërmendura. Për ne është shumë e rëndësishme që nxitohet në kuptimin e kualitetit për të pas një përmbyllje edhe këtij ciklit të bisedimeve që duhet të vijnë, Kosova ka zgjedh që moti rrugën e bisedimeve si rrugën më të drejtpërdrejt për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me relaksimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, assesi dhe në asnjë situatë çështjet e statusit, sepse pretendimi i serbëve është që të ketë trajtim të drejtpërdrejt kornizave themelore të shtetit të Kosovës dhe jo të njohë Kosovën, siç janë edhe betimet e presidentit të Serbisë, Vuçiq”, shton ai.

    Pavarësisht se ka kaluar një muaj nga sulmi, Sejdiu nuk përjashton mundësinë se akte të tilla mund të ndodhin përsëri.

    Sipas tij, Serbia ka për qëllim destabilizimin e Kosovës në emër të të drejtave të minoritetit serb, edhe ashtu i diskriminuar pozitivisht me legjislacionin aktual.

    “Ne nuk duhet të mbesim asnjëherë se ka përfunduar me një veprim të tillë sepse ajo synon gjithmonë se në Kosovë dhe në pjesë të saj nuk ka realizim të bollshëm të drejtave, lirive të njeriut në kuptimin e komunitetit serb e që është e kundërta sepse kanë të gjitha favoret në parim të atyre që janë të vendosura edhe në Kushtetutën e Republikës, është pra një diskriminim pozitiv, qëllimi saj është të stërzgjatë gjithmonë dialogun. Pra, një dialog që do të mbështetet sërish nga faktori ndërkombëtar që është nis dhe ndërprerë”, thekson Sejdiu.

    Ai konsideron se Bashkimi Evropian është vonuar në vendosjen e masave ndëshkueshme ndaj Serbisë, pas sulmeve terroriste që ndodhën më 24 shtator, në Banjskë.

    “Ka një vonesë. Janë shumë faktorë që e determinojnë një veprim të tillë. Mendohet gjithmonë se me një analizë të skajshme mund të nxirret përgjigja më e mirë, përgjigjja është sheshazi, ka dalë ditën e 24 shtatorit në sulmin, në pjesën veriore të vendit dhe pas atij destabilizimi që kanë tentuar që ta fusim edhe popullatën serbe në lojë, janë të dijshme.

    Andaj, ne nuk duhet të shqetësohemi në kuptimin e frikës sikur serbët që kanë këtë ambicie që të trembin popullsinë, por duhet të shqetësohemi nganjëherë për hapat e ngadaltë që kanë shkuar deri tash sepse kemi nga fillimi i këtij cikli të bisedimeve nga 2011, deri tash. Prandaj, duhet të bëhet që pala jonë të jetë kooperuese sikur ka qenë, kjo s’do të thotë të hiqet dorë nga parimet themelore që ka, dhe asnjëherë çështja e statusit të Kosovës nuk mund të preket”, thotë Sejdiu.

    Ndërkaq, masat ndëshkuese që BE ka vendosur Kosovës, Sejdiu thotë se duhet të hiqen. Megjithatë, shton se Kosova duhet t’i kryej detyrat e saj.

    Ai thotë se Kosova nuk duhet të largohet nga tryeza e bisedimeve me Serbinë.

    “Ka shumëçka se duhet të shikohet edhe me pjesën e atyre sanksioneve apo masave ndëshkuese. Kosova meriton një mbështetje të fuqishme… Për ne është me rëndësi të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, të mbajmë këtë seriozitet që duhet ta ketë Kosova si faktor i pavarur, dhe natyrisht të bëjë punë shumë të madhe në pjesën e ringjalljes ekonomike të vendit… Kosova nuk duhet të ikë prej dialogut të mbështetur si duhet, dialog i drejtë që sjell paqe mes dy vendeve”, përfundon Sejdiu.

    Artikuj të ngjashëm

    Sejdiu pas votimit në Asamblenë Parlamentare: Vendim historik që then barrierat dhe paragjykimet për Kosovën

    Fatmir Sejdiu promovon librin “Ora e Kosovës – Pavarësia dhe Shtetndërtimi” në Tiranë

    Sejdiu: Për shtetësinë e Kosovës pasur siguri të plotë nga SHBA dhe shtetet e QUINT-it

    Të Fundit

    Kurti në Ditën e Evropës: Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së, s’duhet të mbahet më nën masa ndëshkuese

    Palushi: Çmimi i energjisë na u rrit për 225%, por nuk e kemi ndërmend t’i rrisim çmimet e produkteve

    Djali i Thaçit i jep mbështetje Edi Ramës para zgjedhjeve të 11 majit

    Vizita e Trendafilovas me 13 maj, OVL-UÇK: Kjo është datë e zezë në historinë tonë – ofendim dhe provokim

    Shefi i Këshillit Evropian takohet me liderët e rajonit, në Prishtinë vetëm me Presidenten Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.