Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed

    26/04/2024 17:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pajisje mjekësore që kap vlerën e 1.5 milion eurove. Një gjë të tillë Jahjaga e ka arritur përmes bashkëpunimit që fondacioni i saj “Jahjaga Foundation” ka bërë me Fondacionin Filantropik nga Arabia Saudite “Alwaleed”.

    Jahjaga ka thënë se kosovarët s’do të duhet më që të udhëtojnë jashtë vendit për të bërë diagnosftifikimet e nevojshme , meqë ky shërbim do të mund të merret në QKUk nga sot.

    Postimi i plotë:

     Me shumë krenari sot inauguruam skanerin SPECT/PET/CT në vlerë të 1.5 milion Eurove në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, një teknologji e para këtij lloji në ShSKUK që do të ndryshojë jetën e pacientëve dhe familjeve të tyre. Kjo arritje, e cila nuk është e para dhe as nuk do të jetë e fundit, është bërë e mundur falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm mes Fondacionit Jahjaga dhe Fondacionit Filantropik Alwaleed në Riyadh të Arabisë Saudite, të udhëhequr nga Lartësia e Tij, Princi Alëaleed Bin Talal AlSaud.

    Për vite me radhë, qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar jashtë shtetit për diagnostikimet e nevojshme. Nga sot, kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi që ky shërbim do të kryhet në pragun e shtëpisë së çdo qytetari në nevojë, duke ulur kostot dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor.

    Jam e bindur se ky është vetëm fillimi i shumë arritjeve të tjera që do të realizojmë së bashku! Së bashku për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë.

    Gjithmonë përpara, për një Kosovë më të mirë për të jetuar!

     

    Artikuj të ngjashëm

    Nga kush u kërcënua ish-presidentja Atifete Jahjaga

    Voton edhe Atifete Jahjaga

    Jahjaga takon ish-sekretaren Clinton, falënderon ShBA-në që i qëndroi afër Kosovës në momentet më të vështira

    Të Fundit

    Dua Lipa me të fejuarin e saj po i kalon pushimet në bregdetin italian

    Krasniqi nis takimin me Osmanin – pamjet nga Presidenca

    Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

    Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

    Pas Eglit, Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.