Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-oficeri britanik: Rreziku nga Serbia është real

    28/05/2025 20:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri.Por rrethanat kanë ndryshuar, dhe këtë vit Kosova është njëra nga vendet nikoqire të stërvitjes më të madhe ndërkombëtare të aleatëve të NATO-s në Ballkan.

    Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes realizimit të këtij ushtrimi, do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe ato të rajonit.Ish-oficeri britanik Ade Clewlow vlerëson se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë profesionale dhe tashmë mund të operojnë njësoj si shtetet fqinje të Ballkanit.

    “Është lajm shumë i mirë që Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur një standard të tillë për t’u përfshirë në këto stërvitje. Lajmi kryesor këtu është se Kosova mund të operojë njësoj si vendet e tjera fqinje në rajon. Pos tjerash, kjo tregon më së miri se kontributi i forcave të FSK-së po vlerësohet lart, dhe se Kosova nuk është më vetëm konsumuese e sigurisë, por edhe kontribuon për shtetet aleate”, ka thënë ai për Tëvë1.Pavarësisht faktit që Kosova ka një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë me shtetet anëtare të NATO-s, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar sërish për rrezikun që paraqet Serbia. Ai ka deklaruar se Beogradi ka vendosur 70 për qind të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën.
    Se Serbia vazhdon të përbëjë rrezik për Kosovën, e pohon edhe Clewlow.

    “Nuk mund të komentoj me statistika, por është e vërtetë që ekziston rrezik nga Serbia, duke pasur parasysh problemet e brendshme me të cilat po përballet Vuçiq. Edhe nëse vetëm 30% e ushtrisë serbe është pranë kufirit me Kosovën, ajo përbën rrezik, sepse ushtria e tyre është e fuqishme. Është e çuditshme pozicionimi i tyre në atë pikë, kur Kosova nuk përbën rrezik për Serbinë. Këto janë lojërat që i luan Vuçiq, të cilat, në fakt, i ka shkruar Putini. Banjska është një shembull i freskët i rrezikut që Serbia paraqet për Kosovën”, thotë ish-oficeri britanik.“Defender 25” është stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë, me përfshirjen e mbi 25.000 trupave nga SHBA-ja dhe 25 vende aleate e partnere.

    Artikuj të ngjashëm

    Komandanti i FSK-së pret në takim një delegacion nga Shqipëria, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit

    “Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare

    Kosova nikoqire e ‘Defender Europe 25’ – ja ku do të ushtrojnë ushtritë

    Të Fundit

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.