Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-ministri izraelit: Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet ta përmbajë Asociacionin

    25/10/2022 22:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë janë intensifikuar së fundmi.

    E kjo marrëveshje sipas një ish-ministri izraelit, do të duhej të përfshinte në vete edhe asociacionin e komunave serbe.

    Ish-ministri i Jashtëm i Shtetit të Izraelit, Shlomo Ben-Ami thotë se marrëveshja përfundimtare duhet ta ketë për bazë integritetin territorial të Kosovës.

    “Marrëveshja finale duhet të përmbajë asociacionin e komunave serbe, lidhjet mes komunitetit serb dhe Serbinë. Kjo është diçka që nuk mund të evitohet. Është një lidhje natyrore. Por duhet të përmbajë edhe respektin për integritetin territorial të Kosovës”, thotë ai.

    Izraeliti konsideron se të dyja vendet duhet të punojnë për marrëveshje që do të jenë të zbatueshme për të dyja palët.

    “Kur ka gjithmonë një problem të identitetit, etnisë, nacionalizmit apo religjionit është jashtëzakonisht e vështirë që të zgjidhet, gjithmonë mbetet aty. Mos pritni që kujtimet do të zhduken. Çfarë ju duhet vendeve janë marrëveshjet e zbatueshme, gjërat për të cilat mund të dakordohen”, thotë ai.

    Sipas Ben-Ami nëse Putin fiton luftën në Ukrainë, ka rrezik të përshkallëzimit të situatës në Ballkan.

    “Nëse Putini fiton, çka nuk e besoj se do të ndodhë, do t’i jepte guxim dhe fuqi aleatëve të tij në Ballkan. Por një Putin më pak i fuqishëm gjithashtu do të ketë një ndikim në sjelljen e serbëve”, tha ai, në një intervistë për Tëvë 1.

    Ben-Ami ka qenë ministër i Sigurisë Publike i Izraelit më 1999. Më pas ka qenë ministër i Jashtëm prej vitit 2000 deri në 2001. Është ambasadori i parë i Izraelit në Spanjë. Aktualisht mban pozitën e zv/presidentit të Qendrës Ndërkombëtare për Paqe në Toledo të Spanjës “CitPax”.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë

    Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë

    Putini do të kryesojë takimin për parandalimin bërthamor, thotë Kremlini

    Të Fundit

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.