Dje në Prishtinë, qytetarët kanë protestuar kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe, shkruan GazetaDemos.
Pjesëmarrës në protestë ishin edhe disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njëri prej tyre ishte tejet i revoltuar, ndërsa për këtë fakt fajësoi opozitën.
“Këtu me dal Ramush Haradinaj, këtu me dalë Hisen Berisha, këtu me dalë ata politikanë të opozitës që e përkrahin Zajednicën, e me na tregu kush janë ata, ku guxojnë me e falë këtë gjak. Nuk lejoj gjaku me u falë, kush janë këta që guxojnë me bo pazare me gjakun tonë”, u shpreh ai për Gazetën Demos.
Derisa kundërshtoi Asociacionin, ish-luftëtari i UÇK-së përmendi edhe një rast të luftës, ku tregoi se si një vajze pesë vjeçare iu vranë prindërit në luftë.
“Në vitin 1999, Drenusha pesë vjeçare, forcat paramilitare serbe i avranë babën e nanën, e asaj ia prenë dorën. Atë vajzë e kam mbajtë në dorë”, tha ai.
Deklarata e tij e plotë: